FORMACIONET/ Kumbulla dhe Rrahmani titullar, Verona sfidon Interin

FORMACIONET/ Kumbulla dhe Rrahmani titullar, Verona sfidon Interin

20:57, 09/07/2020

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen Verona – Inter, e vlefshme për javën e 31-të në Serie-A.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte vjen me disa ndryshime për këtë sfidë. Bojra Valeron dhe Alexis Sanchez do ta nisin nga minuta e parë sfidën, ndërsa Lautaro Martinez do ta nisë sfidën nga stoli.

Nga ana tjetër trajneri i Veronës, Juric do të llogarisë për këtë sfidë shërbimet e Pessina dhe Amrabat, të cilët mungonin për shkak të lodhjes muskulore. Dy futbollistët shqiptar të skuadrës veroneze, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Ndeshja nis nga ora 21:45.

Më poshtë keni formacionet zyrtare për të dy skuadrat.

Hellas Verona (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Günter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Di Carmine.

Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Young; Borja Valero; Sanchez, Lukaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco