Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rivaldo këshillon Barcelonën: Transfero këtë sulmues të talentuar...!

Rivaldo këshillon Barcelonën: Transfero këtë sulmues të talentuar...!

20:51, 09/07/2020

Rivaldo preferon Neymar para Luataro Martinez.

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, ka dhënë përsëri komentet e tij lidhur me merkaton e Barcelonës.

Ish-futbollisti ‘Blaugrana’ ka folur specifikisht për emra si Neymar dhe Lautaro, duke favorizuar brazilianin.

“Klauzola e Lautaro ka skaduar, kështu që Inter tani mund të kërkojnë më shumë para për argjentinasin. Gjithashtu drejtues të Interit duan të rinovojnë kontratën e tij për ta mbajtur Martinezin në Milano”, ka thënë Rivaldo.

“Për këtë arsye, mendoj se Barcelona duhet të fokusohen për nënshkrimin e Neymar gjatë merkatos së verës”, ishin fjalët e brazilianit.

Prej dy vitesh, Neymar lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por finalizimi i marrëveshjes nuk është e vështirë për tu arritur me PSG-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco