PSG publikon kalendarin e ndeshjeve miqësore

PSG publikon kalendarin e ndeshjeve miqësore

19:32, 09/07/2020

Paris Saint-Germain është rikthyer në stërvitje. Djemtë e Thomas Tuchel tani duhet të përgatiten për finalen e Kupës së Francës kundër Saint Etienne (24 korrik), finalen e Kupës së Ligës kundër Lyon (31 korrik) dhe kthimin e Champions League . Ndeshje këto mjaft të rëndësishme që kërkojnë përgatitje maksimale.

Dhe duke parë rëndësinë e këtyre sfidave, PSG sapo ka zyrtarizuar zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore.

"Për t'u përgatitur për këto evente madhore, Paris Saint-Germain do të zhvillojë tre ndeshje përgatitore: të dielën 12 korrik, në orën 19:00, kundër Le Havres (Ligue 2), në “Stade Oceane”; E premte 17 korrik, në orën 19:00, kundër skuadrës belge të Waasland-Beveren, në “Parc des Princes”, dhe në fund kundër skocezëve të Celtic Glasgoë, ditën e martën më 21 korrik, në orën 19:00, sërish në “Parc des Princes”. Një ndeshje e katërt miqësore është gjithashtu në shqyrtim për ditën e Mërkurë, 5 gusht kundër një kundërshtari dhe në një stadium që ende nuk është përcaktuar ”, thuhet në njoftimin për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco