VIDEO/ Nga 0-2 në 4-2, ndeshja kur Juventusit i kishte ndodhur përmbysja e fundit

VIDEO/ Nga 0-2 në 4-2, ndeshja kur Juventusit i kishte ndodhur përmbysja e fundit

10:25, 08/07/2020

Milani fitoi mbrëmjen e djeshme në “San Siro” ndaj Juventusit me rezultatin 4-2, duke bërë përmbysjen e papritur, pasi ishte në dizavantazhin e 2 golave.

Rabiot dhe Ronaldo i dhanë avantazhin bardhezinjve në fillimin e pjesës së dytë, por më pas vijnë 4 gola radhazi nga kuqezinjtë, që sigurojnë një fitore spektakolare.

3 gola të pësuar brenda 5 minutave dhe në total 4 brenda 20 minutave nuk ndodhte për Juventusin që prej vitit 2013.

Më saktësisht më 20 tetor 2013, bardhezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Antonio Conte shpërdoronin avantazhin 2-0 ndaj Fiorentinës.

Më pas, Giueseppe Rossi realizoi ndeshjen e jetës duke i shënuar tripletë “Zonjës së Vjetër” ndërsa Joaquin shënoi emrin e tij në triumfin historik të skuadrës vjollcë (shënoi për 3-2).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco