Shehi për ndeshjen me Tiranën: Jemi maksimalisht të përgatitur

Shehi për ndeshjen me Tiranën: Jemi maksimalisht të përgatitur

14:16, 05/07/2020

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi  ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Tiranën, që do të zhvillohet nesër në orën 17:45 në “Selman Stermasi”.

Trajneri durrsak u shpreh se ndeshje e nesërme është tepër e rëndësishme për vetë objektivat që ka klubi.

 Shehi tha se sfida është përgatitur maksimalisht dhe se në fushë do të zbresin lojtarët që janë në gjendje për t’iu përshtatur kundërshtarit.

 Ndër të tjera, trajneri i verilindorëve preku edhe mungesën e Shkurtaj duke e cilësuar se ai është pika e referimit për skuadrën, por dëmtimet janë pjesë e lojës.

Ndeshja e rëndësishme përballë Tiranës, si është përgatitur nga ana juaj? “Jemi të vetëdijshëm që është takimi më i rëndësishëm i joni. Luajmë përballë një kundërshtari që mendoj se nga pikëpamja dhe distanca e pikëve e shoh si ndeshjen tonë më të rëndësishëm për të qenë pranë objektivave. E kemi përgatitur maksimalisht dhe do të hedhim në fushë lojtarët që janë në gjendje për t’iu përshtatur kundërshtarit”.

Mungesa e Shkurtaj? “Është një mungesë e rëndësishme, është pika jonë e referimit. Ju kam thënë edhe herë të tjera, është golashënuesi jonë kryesor, por futbolli i tillë është ka dhe dëmtime e duhet të shohim përpara”, u shpreh Shehi.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco