Pioli i kënaqur me fitoren: Ishim një skuadër e vërtetë nga fillimi në fund

Pioli i kënaqur me fitoren: Ishim një skuadër e vërtetë nga fillimi në fund

09:14, 05/07/2020

Trajneri i Milanit Stefano Pioli u shpreh i gëzuar pas fitores të padiskutueshme të skuadrës së tij kundër Lacios mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-3.

Pas përfundimit të takimit, tekniku i “Djallit” tregon se kishte biseduar me sulmuesin e tij Zlatan Ibrahimoviç para takimit, ku i kishte komunikuar se çfarë do të bënte në 45 minutat e para.

“ Ndeshja – Sot (dje) ishim një skuadër e vërtetë nga fillimi në fund. Jemi të gëzuar, por 8 ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për kampionatin. Me Juventusin kemi një sfidë shumë impenjuese, por duhet të tregojmë aftësitë tona në fushë. Me rezultatet pozitive vetëbesimi është rritur shumë.

Çalhanoglu – Për mua ai nuk është surprizë, është një konfirmim për më tej. Është një futbollistik fantastik sepse luan kudo dhe ka teknikë e cilësi. Ai duhet ta bindë veten që është një lojtar i rëndësishëm. Sot (dje) ishte një shembull i vërtetë.

Ibrahimoviç – Bisedova me të para ndeshjes dhe ai e dinte që do të luante 45 minuta. Është një lojtar. Nuk është e lehtë për të luajë 90 minuta. E rëndësishme është se ai po përshtatet më së miri”, deklaroi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco