Chelsea kërkon Angel Gomes, Lampard mohon gjithçka: Nuk është përmendur kurrë nga unë!

Chelsea kërkon Angel Gomes, Lampard mohon gjithçka: Nuk është përmendur kurrë nga unë!

18:15, 30/06/2020

Ditët e fundit në mediat angleze ishte përfolur që klubi i Chelsea-t ishte interesuar për Angel Gomes. Nga sot, mesfushori i talentuar 19 vjeçar është lojtar i  lirë, pasi ka dështuar të arrijë një marrëveshje rinovimi me Manchester United.

Dhe në media raportohej se “blutë e Londrës” do të provonin ta bindnin futbollistin të transferohej në ‘Stamford Bridge’, mirëpo trajneri Frank Lampard në një intervistë të dhënë sot, ka hedhur poshtë gjithçka.

“Mund të sqaroj që nuk është përmendur asnjëherë nga ana ime”, u përgjigj Lampard kur u pyet për transferimin e Gomes.

19 vjeçari Gomes, është pjesë e Manchester United që nga viti 2017 dhe deri më tani për skuadrën e parë është paraqitur pesë herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco