Klopp flet për Sanchon: I shkon ngjyra e kuqe, por...

Klopp flet për Sanchon: I shkon ngjyra e kuqe, por...

15:40, 28/06/2020

Jadon Sancho ka zhvilluara paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Borussia Dortmund në Bundesligë.

21 vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 17 asiste në 31 ndeshje me veredhezinjtë.

Mirëpo në mediat gjermane përflitet se sulmuesi anglez do të largohet nga Dortmund në merkaton e ardhshme.

Për talentin anglez kanë shfaqur interes klube shumë të njohura evropiane, veçanërisht Liverpooli në Angli.

 

Mirëpo për ta bërë të tyrin Sancho-n, blerësi i ardhshëm duhet të paguajë më shumë se 100 milion euro.

I pyetur nga Bild , menaxheri gjerman i Liverpoolit foli mbi interesimin e klubit që ai drejton mbi 21 vjeçarin. Por, Klopp nuk e beson se ky transferim do të ndodh këtë verë

"Fanella e kuqe do t’i shkonte, por nuk mendoj se një transferim i tillë do të ndodhë këtë sezon. Ai është një lojtar shumë interesant. Nëse ai do të vinte këtë sezon në Liverpool, unë do të isha më i befasuari nga të gjithë, " tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco