Jo vetëm Arthur, ditën e sotme vizitat mjekësore në J Medical i kryen edhe talenti portugez

Jo vetëm Arthur, ditën e sotme vizitat mjekësore në J Medical i kryen edhe talenti portugez

11:04, 28/06/2020

Nuk do të jetë vetëm Arthur Melo që do të kryej vizitat mjekësore te klubi i Juventusit ditën e sotme.

Sipas informacioneve të “tuttomercatoweb” në J Medical do të jetë edhe sulmuesi, Felix Correia, i cili mbërrin te bardhezinjtë nga skuadra e Manchester Cityt.

19 vjeçari është pjesë e marrëveshjes mes klubit të Cityt dhe Juves për shkëmbimin midis tij dhe Pablo Morenos.

Correia e kaloi sezonin në huazim te ekipi i AZ Alkmaar U21, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi  5 asiste.

Portugezi do të luaj për një sezon me skuadrën 'B' të bardhezinjëve, në përpjekje për t'u përshtatur me futbollin italian.

Correia luan kryesisht në të djathtë, por mund të luaj edhe në të majtë të sulmit.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco