Ja çfarë thotë Inzaghi pas humbjes së Lazios me Atalantën

Ja çfarë thotë Inzaghi pas humbjes së Lazios me Atalantën

09:51, 25/06/2020

Lazio e rinisi me humbje kampionatin, duke u thyer 3-2 në fushën e Atalantës.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ishte në avantazh të 2 golave në 11 minutat e para, por vendësit realizuan 3 gola, duke përmbysur shifrat.

Kjo humbje e thellon në 4 pikë diferencën e Lazios me Juventusin, teksa trajneri Inzaghi u shfaq mjaft i mërzitur, duke pranuar: “Kjo humbje e ndërlikon shumë garën tonë. Natyrisht, Atalanta reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme, por disa gjëra nuk funksionuan te ne.

Isha mjaft e qetë në prag të ndeshjes, kishim bërë një punë të mirë në stërvitje, edhe pse zbrisnim në fushë pas tre muajsh e gjysmë. Siguruam shumë shpejt avantazhin komod 2-0, mund të kishim shënuar edhe golin e tretë, pastaj e humbëm busullën.

Duhej ta orientonim lojën në një mënyrë tjetër. Gabuam në golin e parë dhe të tretë. E përsëris, kjo humbje e ndërlikon garën për ne. 30 minutat e para i luajtëm në mënyrën më të mirë, por kundër ekipeve si Atalanta, kaq nuk është e mjaftueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco