Mbrojtësi i Kombëtares: Flas 5 gjuhë, mund të përshtatem kudo

Mbrojtësi i Kombëtares: Flas 5 gjuhë, mund të përshtatem kudo

12:54, 24/06/2020

Frederik Veseli nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë në karrierë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pasi mbeti jashtë planeve të Empolit, u transferua me formulën e huazimit në Ligën e Dytë franceze ku është pjesë e Le Mans.

Në një intervistë për “lematin.ch”, e pranon se u transferua në Francë për të fituar sërish vëmendje, mirëpo pandemia që bllokoi futbollin nuk e ka ndihmuar në këtë aspekt.

Sa i përket të ardhmes, Veseli është i hapur për të provuar eksperienca, madje edhe për një rikthim në Zvicër.

“Qëllimi im ishte që të bija në sy në Francë pas kaq vitesh në Itali. Për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme, ky nuk ishte rasti. Unë ende nuk kam dëgjuar nga Empoli. Ata kanë një sezon për të përfunduar. Më ka mbetur një vit nga kontrata ime atje, kështu që ata më paguajnë. Nëse duan të më mbajnë, unë do të qëndroj.

Situata në të cilën u largova nga Empoli nuk ishte shumë e mirë. Nuk dua të them shumë për këtë. Unë do të largohem vetëm nëse paraqitet një projekt i rëndësishëm, në një klub ku mund të luaj dhe të sjell përvojën time. Unë jam i hapur për gjithçka, nuk kam asnjë preferencë në mënyrë absolute. Mund të përshtatem kudo, flas pesë gjuhë.

A është Zvicra një mundësi? Sigurisht. Jam rritur në Renens, kam luajtur Lausanne-Sport si i ri dhe kam luajtur me Kombëtaren zvicerane deri në U-21. Zvicra mund të më interesojë”, u shpreh Veseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco