Inter shpreson që Lautaro Martinez të rinovojë kontratën

Inter shpreson që Lautaro Martinez të rinovojë kontratën

08:50, 20/06/2020

Bisedimet midis Barcelonës dhe Interit mbi çështjen Lautaro Martinez, kanë ngecur, raporton “La Gazzetta dello Sport”. Vështirësitë financiare, kanë detyruar klubin katalanas të tërhiqet.

Sigurisht që këtu kanë ndikuar dhe zikaltërit që refuzuan të gjitha propozimet dhe shkëmbimet e mundshme. Drejtuesit e Interit besojnë ende se sulmuesi argjentinas do të rinovojë me ta (kontrata e të cili skadon në vitin 2023), duke rivendosur klauzolën e lëshimit (111 M €), e cila skadon në 7 korrik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco