Haili: Shpresoj që ndeshjet e mbetura të bëhen me tifozë, do ta kemi më të lehtë

Haili: Shpresoj që ndeshjet e mbetura të bëhen me tifozë, do ta kemi më të lehtë

08:30, 20/06/2020

Refik Halili komplimenton skuadrën pas fitores me Vllazninë dhe i bën apel ekipit të ruajë qetësinë. Në intervistën të dhënë së fundi, presidenti i bardhebluve bën thirrje që të hapen dyert e stadiumit për ndeshjet e mbetura dhe ndërkohë i çon një tjetër mesazh ekipit që të mos bëjë më humbje si ajo me Teutën.

Tirana ka fituar edhe ndeshjen e radhës në kampionat, duke qenë edhe më pranë titullit?
Duke folur për ndeshjen me Vllazninë, them se ishte një sfidë shumë e rëndësishme. Është për t’u vlerësuar kundërshtari, por edhe paraqitja e skuadrës sime. Arritëm të marrim pikët e duhura. Gjithsesi, them se shpresoj që ne të mos gabojmë në ndeshjet që kanë mbetur.

Image

A druheni se kundërshtarët e radhës do të luajnë akoma më fort me ju?

Duke fituar të gjitha ndeshjet, jemi të qetë, sepse ndonjë humbje sërish mund të na fusë në presion, gjë që nuk duhet të ndodhë. Duhet të përqendrohemi në ndeshjet tona. Kemi fatin që nga 6 ndeshjet që na kanë mbetur, 4 i kemi në Tiranë. Kjo është gjë shumë e mirë dhe shpresojmë që të bëhen edhe me tifozë. Nëse ata do të jenë në stadium, do ta kemi edhe më të lehtë. Shoh pa fund grupime njerëzish, kështu që nuk ka përse të mos ketë tifozë në stadium. Stadiumi është i madh dhe mund të ruhet distanca. (panoramasport)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco