La Liga: Barcelona nuk e çan dot murin e Sevillia-s, humb dy pikë të çmuara

La Liga: Barcelona nuk e çan dot murin e Sevillia-s, humb dy pikë të çmuara

08:12, 20/06/2020

Ishte e nevojshme të fitohej, por Barcelona dhe Lionel Messi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola (0-0) në fushën e Sevillias, duke i dhënë mundësi Real Madrid që ta barazojë me pikë, nëse fiton të dielën ndeshjen ndaj Sociedadit.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Barcelonësn, që e dha shkëndijën e parë me Suarez pas vetëm tre minutash lojë, ndërsa edhe Messi u përpoq të zhbllokojë shifrat, ndonëse nën markimin e rreptë të mbrojtësve kundërshtarë.

Pas një barazimi pa gola në 45-minutëshin e parë, Sevilla filloi të guxojë më shumë dhe fillimisht Ocampos e më pas Munir El Haddadi, kërcënuan kuadratin e Barcelonës, por gjermani Ter Stegen u tregua spektakolar në të dy rastet, duke ruajtur rrjetën të paprekur.

Më pas ishte radha e Barcelonës që të provonte shënimin e golit të fitores, ndërsa Setien hodhi në fushë edhe francezin Griezmann, por rrjetat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën finale të takimit, ndërsa dy skuadrat ndanë nga një pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco