Bayern pret ‘biletën’ për në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayern pret ‘biletën’ për në finalen e Kupës së Gjermanisë

22:43, 10/06/2020

Bayern Munich ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët mposhtën 2-1 në gjysmëfinale Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”.

Fillimisht ishte Ivan Perisic që në minutën e 14’ shënoi për avantazhin 1-0 të Bayern Munich. Në minutën e 69’, Danny da Costa barazoi në 1-1, duke kthyer shpresat për Eintrachtin.

Por, vetëm 4 minuta më vonë ishte Robert Lewandowski që doli në skenë për t’i dhënë fitoren e artë Bayernit.

Bayern Munich në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë do të përballet me Bayer Leverkusen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco