E kërkon gjithë Europa, Dortmundi i vendos çmimin e shitjes Sanchos

E kërkon gjithë Europa, Dortmundi i vendos çmimin e shitjes Sanchos

21:49, 10/06/2020

Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë Jadon Sanchon gjatë merkatos së verës.

Sipas Bild Sport, Dortmundi po kërkon 128 milionë euro nga shitja e Sanchos, ndërsa klubet evropiane nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë.

Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe Juventus, janë të interesuar për transferimin e talentit britanik.

Drejtori Sportiv i Verdhezinjve, Michael Zorc ka thënë se Sancho është një lojtar shumë i talentuar, por nuk është e lehtë për ta që të mbajnë në skuadër.

“Jadon është një lojtar shumë i talentuar, por as ne nuk e kemi lehtë, ka shumë skuadra të interesuara dhe ai e di tashmë të ardhmen e tij”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco