Futbollisti i Barcelonës shkel protokollin e sigurisë anti Covid-19

Futbollisti i Barcelonës shkel protokollin e sigurisë anti Covid-19

20:39, 10/06/2020

Nelson Semedo është vënë në qendër të polemikave në Spanjë. Shkak për këtë është bërë shkelja e protokollit të sigurisë anti Covid-19.

Vetëm pak ditë para rinisjes së La Ligas, futbollisti portugez duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes të një miku në të cilën ka qenë të pranishëm edhe 19 persona të tjerë, në një lokal në Castelldefels.

Në Spanjë për momentin ligji i përpiluar gjatë periudhës së koronavirusit nuk e lejon grumbullimin e më shumë se 15 personave në një ambient të vetëm.

Në fotot e publikuara nga mediat shikohet qartë që Semedo qëndron në shoqërinë e disa personave të tjerë pa respektuar distancën e sigurisë dhe pa maska. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i Barçës që i ka kërkuar lokalit blerjen e fotove të kapura nga kamerat e sigurisë për të vërtetuar nëse gjithçka është e vërtetë dhe për të marrë masat e nevojshme.

Tashmë do t’i takojë ligës spanjolle të futbollit nëse Semedo do të vazhdojë seancat stërvitore me skuadrën dhe nëse do të jetë pjesë e transfertës ndaj Mallorcas në fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco