Vedat Muriqi afër marrëveshjes me Lazion për 20 milionë euro

Vedat Muriqi afër marrëveshjes me Lazion për 20 milionë euro

10:30, 09/06/2020

Vedat Muriqi bën zgjedhjen e tij për të ardhmen. Sipas mediave turke, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili ka një të shkuar në kampionatin shqiptar me skuadrat e Teutës dhe Besës, do të vazhdojë karrierën në Serie A te Lazio, ku do t’iu bashkohet shqiptarëve të tjerë, drejtorit sportiv Igli Tare dhe portierëve Thomas Strakosha e Marco Aliaj.

Mediat turke shkruajnë se bardhekaltrit kanë arritur akordin me futbollistin, ndërkohë që me Fenerbahcen marrëveshja do të arrihet mbi bazën e 20 milionë eurove, 3 prej të cilave do të shkojnë në arkat e ish-klubit të Muriqit, Rizespor, që zotëron ende 15% të kartonit të sulmuesit.

Për 26-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Fenerbahces, kanë shfaqur interes përveç Lazios edhe klube të tjera ku spikasin Tottenham dhe Leicester në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco