FOTO/ Ndërron jetë ish-futbollisti i Man United, fitues i Champions Leagues

FOTO/ Ndërron jetë ish-futbollisti i Man United, fitues i Champions Leagues

23:23, 08/06/2020

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Tony Dunne ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Mbrojtësi irlandez ishte pjesë e ekipit të vitit 1968, që arriti të bëhej ekipi i parë anglez që fitoi Ligën e Kampionëve – asokohe Kupën e Evropës, nën drejtimin e trajnerit Sir Matt Busby.

Dunne ishte pjesë e ekipit që mposhti 4-1 Benfican në finalen që ishte luajtur në Wembley. I lindur në Dublin, Dunne iu bashkua ekipit të Unitedit nga ekipi irlandez i Shelbourne për vetëm pesë mijë sterlina, dhe e ndihmoi ekipin e Unitedit të formësohej në vitet pas tragjedisë së Mynihut, më 1958.

Dunne ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ndërsa do të mbahet mend si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në historinë e Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco