Dortmundi mposht me vështirësi Hertha Berlinin

Dortmundi mposht me vështirësi Hertha Berlinin

20:33, 06/06/2020

Borussia Dortmund ka mbajtur hapin e Bayernit.

Verdhezinjtë fituan minimalisht 1-0 në përballjen ndaj Hertha Berlinit e vlefshme për javën e 30 në Bundesliga.

Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre shfrytëzuan avantazhin e fushës dhe morën 3 pikë të arta, me Can që bëri heroin.

Emre Can doli në skenë në minutën e 59’ të takimit, kur shënoi për 1-0 duke shfrytëzuar asistimin e Julian Brandt.

Goli i mesfushorit gjerman vendosi fatin e takimit. Pas kësaj fitore, Dortmundi pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë më pak se bavarezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco