Klubi e gjobiti pas sherrit me kundërshtarin, zbulohet shifra e humbur nga Grezda

Klubi e gjobiti pas sherrit me kundërshtarin, zbulohet shifra e humbur nga Grezda

12:35, 06/06/2020

Ditën e djeshme nga mediat kroate u mësua se futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda është gjobitur nga klubi i Osijekës,  pas goditjes me grusht në kokë të sulmuesit të Rijekës Çolak.
Ndërsa ditën e sotme është “24sata.hr” që tregon edhe vlerën e gjobës që Grezda duhet të paguaj.

Media kroate bënë të ditur se ish-futbollisti i Rangers duhet të paguaj plot 60 mijë euro.  Grezda përfiton 25 mijë euro në muaj (ose 300 mijë euro në vit). Në bazë të vendimit të klubit të Osijekut, i cili vendosi të mbajë 20% të pagës vjetore të Grezdës, i bie që ai të paguajë dëmin me vlerë 60 mijë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco