Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Juventus ‘parakalon’ Interin: 32 mln euro për Marash Kumbullën

Juventus ‘parakalon’ Interin: 32 mln euro për Marash Kumbullën

09:28, 06/06/2020

Drejtuesit e klubit të Juventusit po mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “LaStampa” bardhezinjtë kanë bërë një hap të madh për afrimin në skuadër të mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Media italiane bënë të ditur se drejtuesit e klubit torinez po përgatisin një ofertë, që me shumë gjasa klubi i Veronës nuk do ta refuzojë.

Bardhezinjtë do të ofrojnë plotë 32 milionë euro për shërbimet e Kumbullës. Gjithashtu media italiane raporton se Juventus dhe Kumbulla kanë arritur një marrëveshje midis tyre, gjë që do ta bëjë më të lehtë transferimin.

Djaloshi nga Malësia e Madhe kërkohej nga shumë skuadra të njohura evropiane, si Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham në Angli, Laipzig në Gjermani, Lyon në Francë e Lazio e Inter në Itali.

Këta të fundit deri pak ditë më parë shiheshin më pranë Kumbullës, por siç duket drejtuesit e klubit bardhezi kanë arritur të fitojnë garën, duke ofruar më shumë se zikaltërit, të cilët tashmë duken të dorëzuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco