Mjeku i Lazios: Savic është plotësisht gati për startin e kampionatit!

Mjeku i Lazios: Savic është plotësisht gati për startin e kampionatit!

08:24, 06/06/2020

Dy ditë më parë mediat italiane raportuan për një përplasje mes portierit shqiptar të Lazios Marco Alia dhe mesfushorit serb Sergej Milinkovic-Savic dhe aluduan se ky i fundit kishte mbetur i dëmtuar dhe se mund të humbte startin e sezonit.

Megjithatë për këtë rast ka reaguar një pjesëtar i stafit mjekësor të bardhkaltërve, që është shprehur se mesfushori serb ndihet në formë mjaft të mirë dhe se është plotësisht gati për startin e kampionatit.

“Ju gazetarët jeni shumë të mirë, por ndonjëherë e teproni me ato që shkruani. E kam parë Milinkovic-Savic sot (dje) në mëngjes dhe ishte në top formë. Ju siguroj që është plotësisht gati për startin e kampionatit”, tha doktor Ivo Pulcini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco