Jonuz konfirmon largimin  nga Vllaznia: Nuk ishte vetëm çështje rrogash

Jonuz konfirmon largimin nga Vllaznia: Nuk ishte vetëm çështje rrogash

19:25, 05/06/2020

Vllaznia e rinisi mbarë kampionatin, pasi fitoi 3-1 në transfertë me Flamurtarin, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Por, pas ndeshjes në Vlorë, nuk ka kohë për festë.

Trajneri Mirsad Jonuz pas sfidës me vlonjatët është larguar për në Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë fund aventurës në Shkodër, siç konfirmojnë burime të Syri TV.

“Më vjen keq që u mbyll kështu, por ishte e pamundur të vazhdoja, pasi ndjehem shumë i lodhur. Problemet nuk kishin të mbaruar. Situata nuk ishte ajo që duhej për të vazhduar punën. Nuk ishte vetëm çështje rrogash. Ka edhe probleme të tjera. Unë kam njoftuar zyrtarisht klubin se më ka përfunduar kontrata më 31 maj. Pas fitores së ndeshjen me Flamurtarin vendosa që të largohem. Kam bërë më të mirën time aty dhe shpresoj të jenë të kënaqur me punën time, por nuk mundesha më. Sinqerisht nuk mundesha më”, ka thënë tekniku Mirsad Jonuz.

Ndeshjen e ardhshme kuqeblutë do ta luajnë në transfertë me Laçin, teksa u duhet të gjejnë tekniku e ri sa më shpejt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco