Sulmuesi i Barcelonës e thotë troç: Do të mbyll karrierën në Amerikë...

Sulmuesi i Barcelonës e thotë troç: Do të mbyll karrierën në Amerikë...

09:16, 05/06/2020

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, dëshiron që karrierën do ta mbyllë në SHBA, Major League Soccer (MLS).

Liga amerikane njihet për transferimin e futbollistëve të njohur në futbollin evropian gjatë periudhës së fundit të karrierës së tyre, përfshirë këtu lojtarë si David Beckham, Andrea Pirlo e Zlatan Ibrahimovic

“T’i fitoj titujt e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve me Barcelonën do të ishte si ëndërr për mua. Ky është edhe synimi im”, ka thënë Griezmann, në një intervistë të dhënë për Los Angeles Times.

“Pas këtyre fitoreve, s’ka rëndësi çfarëdo që do të ndodhë. Do t luaj edhe një herë në Kupën e Botës në Katar dhe më pas në MLS.

 “Nuk e di me cilën skuadër, por me të vërtetë dua të luaj atje. Unë e kam synim ta përfundoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi dua të jem pjesë e rëndësishme e një skuadre dhe të luaj mirë për të luftuar për titullin”, përfundoi Griezmann.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco