Koronavirusi prek ekipin e Lenjanit, trajneri dhe 4 lojtarë të Sionit rezultojnë pozitiv

Koronavirusi prek ekipin e Lenjanit, trajneri dhe 4 lojtarë të Sionit rezultojnë pozitiv

23:52, 02/06/2020

Kthimi në stërvitje te Sioni për Ermir Lenjanin nuk ka qenë edhe aq i qetë sa pritej, pasi edhe skuadra e tij është goditur rëndë nga Koronavirusi.

Ekipi kishte nisur prej disa ditësh stërvitjet për rikthimin në fushën e lojës dhe rifillimin e kampionatit zviceran, por në testet që janë bërë në dy ditët e fundit, rezultatet që kanë mbërritur në klub nuk kanë qenë ndër më të mirat.

Klubi bëri të ditur se pesë persona mes 50 testeve kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 apo kanë pasur rezultate “të paplota”.

Dy janë lojtarë të ekipit U21 që po stërvitet paralelisht me ekipin e parë duke qenë në gjendje gatishmërie, dy janë pjesëtarë të stafit ndërsa njëri është trajneri i parë, Rikardo Dionisio.

Sipas klubit, testet tregonin se ata kishin pasur kontakt me virusin në javët e kaluara pa shfaqur asnjë lloj simptome.

Të gjithë janë mbyllur në shtëpi në vetëizolim, ndërsa brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme do të marrin përgjigjet përfundimtare edhe nga testet e dyta dhe ato sierologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco