Mendonte largimin nga Partizani, Sormani kthen në stërvitje sulmuesin

Mendonte largimin nga Partizani, Sormani kthen në stërvitje sulmuesin

12:34, 01/06/2020
Merkatoja e Partizanit të sezonit të ri pritet të nisë nga Lukas Kardozo, të cilin të kuqtë e huazuan pas fitimit të titullit kampion. Fillimisht sulmuesi brazilian u huazua në Kosovë te Drita dhe nga janari u bë pjesë e Besës së Kavajës. 26-vjeçari mendonte se del i lirë në fund të këtij sezoni, por në kontratën që ka firmosur me Partizanin në janar të 2018- ës, parashikohet edhe rinovimi për edicionin 2020-2021 me të kuqtë. Klauzola “+1” është në dorë të Partizanit, kështu që lojtari nuk mund të largohet pa biseduar fillimisht me “demat”.

Formula e huazimit ka mbaruar për brazilianin, ndaj këtë javë ai pritet që t’i bashkohet Partizanit në stërvitje, në mënyrë që të vendoset edhe për rinovimin e kontratës.

“Panorama Sport” ka mësuar se ka qenë insistimi i stafit teknik për ta vëzhguar për disa ditë sulmuesin brazilian, në mënyrë që të jenë të informuar për lojtarin. Lukas Kardozo erdhi me bujë te Partizani, por dëmtimi që pësoi në prill të 2018-ës e frenoi vrullin e brazilianit, të cilit iu desh kohë që të gjente formën pas operacionit që kreu në gju. 

Por në periudhën e fundit, që përkon me huazimin te Besa në Kategorinë e Parë, Lukas Kardozo është rikuperuar ndjeshëm duke u përmirësuar në të gjitha aspektet. Ndaj, trajneri Sormani ka vendosur që t’i japë sërish një shans sulmuesit brazilian, i cili mund të jetë një armë plus për Partizanin e sezonit të ri për të përforcuar krahët e fazës ofensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco