Duka: Të fitojmë kohën e humbur, qeveria e injoroi futbollin

Duka: Të fitojmë kohën e humbur, qeveria e injoroi futbollin

22:39, 31/05/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një lidhje live në “Skype” në “Sport News Plus” foli fillimisht për situatën e vështirë për shkak të Koronaviurist, që kaloi gjithë popullsia, në veçanti futbolli.

“Kemi kaluar një situatë të pazakontë me të cilën nuk ishim përballur më parë, e gjithë shoqëria shqiptare dhe ajo e globit. Fakti që po rikthehemi në jetën normale dhe në futbollin e luajtur, po na ngroh. Ishim në një lloj frike dhe kaosi. Bëri dëme, mori jetë njerëzish dhe bëri dëme ekonomike. Shpresoj të fitojmë kohën e humbur.

Vendimi për rifillimin e kampionatit – Gjithkush bën punën e vet. Kjo i takon ekspertëve. Ministria ka bërë më të mirën e mundshme për të rifilluar. Duhet të jemi të lumtur që do të rifillojmë të luajmë. Kryesorja është shëndeti. Tani që risku është më i vogël, kemi filluar. Jam i lumtur që do të shohim futboll, dhe për futbollistët që të mos dëmtojnë karrierën e tyre që është relativisht e shkurtër. Për ta jam më shumë i lumtur.

Tifozët – Dëshira e imja është që stadiumi të jetë plot. Nuk jam unë ai që mund të vlerësojë nivelin e riskut. Është ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët. Askush nuk ka dëshirë të pengojë aktivitetet sportive. Duke parë zhvillimet hap pas hapi, mund të kemi pse jo edhe një vendim për të luajtur me tifozë, kjo do ishte një kënaqësi e madhe.

Mungesa e bashkëpunimit – Nuk ka munguar nga ana jonë. Ne jemi gjithmonë bashkëpunues me çdo faktor që ndihmon lojën e futbollit. Qeveria jo vetëm që nuk e mbështeti futbollin, por edhe e injoroi. Çdo shqiptar dhe politikan është krenuar me rezultatet e futbollit dhe nuk duhet ta injorojnë në atë mënyrë. Më vjen keq që nuk u kthye në një reflektim ekonomik. Gjithsesi uroj që të ketë një pasojë e virusit dhe të ketë kaluar edhe kjo.

Paga e solidaritetit – Qeveria duhet të trajtonte njerëzit e futbollit në të njëjtën mënyrë. Ne kemi mbështetur me 2 paga solidariteti me ato mundësi minimale, për t’iu treguar solidaritet njerëzve tanë. Edhe vetë klubet janë treguar solidarë dhe bashkëpunues. Nëse themi që ka mbaruar, mendoj që kemi qenë goxha të bashkuar.

Evitimi i tamponëve – Në këndvështrimin tonë, rikthimi i futbollit nuk është rikthimi i përfundimit të kampionatit. Ne nuk jemi në nivelin e Italisë apo Gjermanisë. Nuk ka qenë kjo arsyeja kryesore për t’u rikthyer. Arsyeja kryesore ka qenë forma sportive e sportistëve. Virusi ka qenë dashamirës me ne, nuk kishte pse i dëmtonim futbollistët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco