Prekëse- 'Dita ku lulet janë ujitur nga lotët e mi', poezia e shkruar përpara se të ndërronte jetë

Prekëse- 'Dita ku lulet janë ujitur nga lotët e mi', poezia e shkruar përpara se të ndërronte jetë

11:35, 31/05/2020

Bota e sportit është tronditur mëngjesin e sotëm nga lajmi për ndarjen nga jetë në moshën 18 vjeçare të ish-futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari.

 Ai vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi që ta fitojë betejnë më të rëndësishme, atë me jetën.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Tahirllarit preku zemrat e të gjithë atyre që ishin njohur me rastin. Djaloshi vuante nga një tumor malinj dhe kishte kryer disa operacione, por pa sukses.

Pak kohë më parë, 18 vjeçari, një i ri me dëshirën për të jetuar, të cilat tashmë janë shuar të gjitha, shkruante një poezi shumë prekëse, ku thuhej se dhimbja ishte kthyer në mikun e tij, lulet janë ujitur nga lotët e tij, nëna lutet për shërimin e plotë dhe vuajtja për ëndrrat.

Poezia e Dorian Tahirllarit:
Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

Një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e blertë, shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndrrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndrrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco