Mesazh live në televizion, Adil Rami fton për takim prezantuesen italiane

Mesazh live në televizion, Adil Rami fton për takim prezantuesen italiane

18:41, 30/05/2020

Prezantuesja e programit “Detto Fatto” (U tha, u bë) në televizionin italian Rai Due, Bianca Guaccero është surprizuar ditën e djeshme live në emision, teksa ka marrë një trëndafil dhe një mesazh nga mbrojtësi francez Adil Rami.

Ky i fundit i dërgoi fillimisht një trëndafil anonim dhe më pas një mesazh, ku dukshëm e ftonte të takoheshin: Përshëndetje Bianca. Unë jam në Nicë dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…”.

Megjithatë bukuroshja italiane ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku nuk ia ka kursyer komplimentet./ss

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco