UEFA planifikon ndryshimin në Champions League

UEFA planifikon ndryshimin në Champions League

10:23, 29/05/2020

UEFA synon ta mbyllë sezonin aktual të Ligës së Kampionëve përmes një mini-turneu, por dëshiron ta ndryshojë vendin e zhvillimit të ndeshjeve nga Turqia në Gjermani.

“Sky Sport Italia” pretendon se UEFA synon ta rinisë garën në Ligën e Kampionëve më 7 dhe 8 gusht, kur pritet të zhvillohet ndeshjet e mbetura të kthimit të 1/8-ave të finaleve.

Pasi të zhvillohen edhe ndeshjet e mbetura të kësaj faze, gara do të vazhdojë me çerekfinalet ku më 13 dhe 14 gusht, ndërsa fituesi që kalon në gjysmëfinale do të vendoset vetëm në një ndeshje (s’do të ketë ndeshje kthimi).

Ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja pritet të zhvillohet në formatin e një turneu “Final Four” në Stamboll të Turqisë, megjithatë tani thuhet se këto tri ndeshje mund të zhvendosen në Gjermani, për shkak të nisjes së suksesshme të Bundesligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco