Lista e klubeve të futbollit më të vlefshëm në Europë, kryeson...

Lista e klubeve të futbollit më të vlefshëm në Europë, kryeson...

23:23, 28/05/2020

Gjigantët e futbollit spanjoll Real Madridi mbetet klubi më i vlefshëm në Evropë, sipas raportit të vlerësimit të Klubeve të Futbollit nga firma e kontabilitetit KPMG.

Raporti, i botuar të enjten, e vendosi Manchester Unitedin në vendin e dytë, ndërsa rivalët vendas të Realit, Barcelona e kapërcejnë Bayern Munich në të tretin.

Në vendin e pestë renditet Liverpooli, ndërsa pas tyre zënë vend Manchester City, Tottenham Hotspur, Paris Saint-Germain dhe Arsenal.

Kjo do të thotë se ndikimi i pandemisë së coronavirusit nuk u mor në konsideratë. Real Madridi është klubi më i vlefshëm me 3.8 miliard dollar

“Vlerat e klubit me siguri janë prekur. Por, ndikimi i menjëhershëm nuk mund të përcaktohet ende”, ka shkruar Andrea Sartori, kreu global i sportit në KPMG.

Borussia Dortmund dhe Schalke përfaqësojnë gjithashtu Bundesligën në 15 vendet e para ndërsa janë nëntë klube të Ligës Premier, shtatë skuadra spanjolle dhe gjashtë klube italiane në 32 vendet e para.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco