Brescia kryen stërvitje në grup, mungon Balotelli

Brescia kryen stërvitje në grup, mungon Balotelli

19:01, 26/05/2020

Mëngjesin e sotëm, skuadra e Brescias ka zhvilluar stërvitje të ndarë në dy grupe, me trajnerin Diego Lopez të pranishëm në fushën e Torbole-s.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte mos prania e Mario Balotellit në qendrën stërvitore.  Në qendër të polemikave dhe thashethemeve të merkatos, sulmuesi 29 vjeçar, nuk mori pjesë në stërvitjen e klubit, ndërsa ditën e djeshme u  stërvit vetëm në palestër. 

Duket se e ardhmja e Balotellit me shumë gjasa do të jetë larg, Brescias, më saktësisht larg Italisë dhe Europës, pasi tre klube në Brazil interesohen për shërbimet e sulmuesit italian.

Bëhet fjalë për, Flamengon, Vasco de Gama dhe Botafogon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco