Mbrojtësi i Juventusit kërkon të provojë një aventurë jashtë Italisë

Mbrojtësi i Juventusit kërkon të provojë një aventurë jashtë Italisë

10:20, 25/05/2020

Futbollisti i Juventusit, Mattia De Sciglio, mund të vendosë në fund të këtij sezoni të ndërrojë skuadër.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi italian dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë Italisë.

PSG-ja dhe Barcelona shihen si mundësitë ideale që lojtari i Italisë të gjejë vend.

Nëse ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, merr frenat e kampionëve të Francës në sezonin e ri, atëherë për De Sciglion do të jetë më e lehtë të akomodohet te PSG-ja.

Edhe Barcelona përbën një mundësi të mirë për të ardhmen e 27-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco