E ardhmja e Hakimit, agjenti i jep fund shpresave të Dortmund

E ardhmja e Hakimit, agjenti i jep fund shpresave të Dortmund

09:31, 23/05/2020

Huazuar nga Real Madrid që prej verës së vitit 2018, Achraf Hakimi së shpejti do ta mbyllë aventurën me klubin e Borussia Dortmund.

Në fund të këtij sezoni, huazimi te klubi gjerman përfundon dhe 21 vjeçari do të duhet të bëjë një zgjedhje për të ardhmen.

Dortmund dëshiron ta mbajë përsëri, por agjenti i lojtarit, Alejandro Camano, u ka dhënë fund shpresave të klubit Ruhr.

“Ne do të kthehemi në Madrid” u shpreh agjenti i futbollistit.

Hakimi është një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë.

Të gjitha skuadrat e njohura europiane kanë shfaqur inters për futbollistin, por Real Madrid nuk mund ta humbasë këtë xhevahir.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco