Bruno Dita flet për rikthimin: Do jetë shumë e vështirë, kemi bërë dy muaj pushime

Bruno Dita flet për rikthimin: Do jetë shumë e vështirë, kemi bërë dy muaj pushime

14:54, 22/05/2020

Bruno Dita ka folur për vështirësitë që kanë futbollistët pas pushimit të gjatë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste për “Supersport”, futbollisti i Skënderbeut ka një mesazh të qartë për të gjithë rivalët e bardhekuqve.

“Mendoj se jemi të uritur për të bërë sa më mirë dhe të gëzuar që u rikthyem sërish të stërvitemi”, tha Dita.

Ndërprerja prej më shumë se dy muajsh nuk mund të nënvlerësohet dhe ashtu si për shumë futbollistë edhe për Ditën, kjo pauzë do të bart me vete vështirësi të mëdha për këdo.

“Do jetë shumë e vështirë, pasi kemi bërë dy muaj pushime. Gjithashtu edhe vapa pritet të ndikojë jo pak, por shpresoj të mos kemi dëmtime. Mendoj se do jetë e vështirë përshtatja dhe kapja e ritmit që ishte më përpara”, u shpreh mesfushori i korçarëve.

 “Futbolli na ka munguar neve, por edhe të gjithë futbolldashësve, ndaj besoj se më 3 qershor do të rikthehet festa”, përfundoi Dita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco