I prishi kontratën/ Klubi i Sionit bën prapaktheu me Emir Lenjanin

I prishi kontratën/ Klubi i Sionit bën prapaktheu me Emir Lenjanin

16:25, 28/04/2020

Pas pezullimit të futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, klubeve u është dashur të marrin vendime ekstreme për t;I shpëtuar krizës.

Disa ekipe  kanë vendosur t’u ulin pagat lojtarëve të tyre, siç është Barcelona, ndërsa disa skaudra të tjera kanë larguar disa prej futbollistëve. Një veprim të tillë e mori dhe klubi I Sionit në Zvicër, të  cilët u prishën kontratat 9 futbollistëve, mes tyre edhe lojtari I kombëtares shqiptare, Emir Lenjani.

Ky i fundit ishte një lojtar i rëndësishëm për ta dhe si rrjedhojë edhe paga e tij ishte e lartë për arkat e Sionit. Gjë që solli edhe në atë vendim të klubit. Por zvicerianët duket se e kanë kuptuar shpejt gafën e tyre me Lenjanin, duke bërë kështu prapakthehu.

Sioni është tërhequr dhe ka vendosur që të rikthejë sërish 4 prej futbollistëve të larguar më parë, mes tyre edhe lojtari i Kombëtares shqiptare. Ky i fundit ka qenë një futbollist thelbësor dhe këtë e kanë treguar qartë golat e shumtë që mbajnë firmën e tij, duke i dhuruar jo pak pikë në kampionat klubit helvet. Nëse shohim shifrat dhe paraqitjet në fushën e lojës, padyshim që kjo tërheqje e drejtuesve të skuadrës është veprimi i duhur, pasi do të mbajnë kështu në organikën e tyre një lojtar që është i aftë t’u japë shumë në fushë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco