FOTO/ Vdes trajneri që çoi St. Etien në finalen e Kupës së Kampioneve

FOTO/ Vdes trajneri që çoi St. Etien në finalen e Kupës së Kampioneve

09:32, 28/04/2020

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda e futbollit francez, Robert Herbin, trajneri që e çoi në finalen e Champions League (Kupa e Kampioneve në atë kohë) klubin francez të St.Etien në vitin 1976.

Ai ndërroi jetë në spital, pasi ishte i sëmurë prej kohësh.

Image

Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me St. Etien, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Francës, që shkoi në gjysmëfinale të Europianit të vitit 1960.

Robert Herbin drejtoi prej 11 vitesh St.Etienin, që fitoi edhe titullin kampion me të në krye.

Image

Më pas drejtoi edhe skuadra si Lion, Al Nasr, Strasburg apo Red Star.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco