Gattuso nuk e prish kontratën, edhe sezonin tjetër do drejtojë Napolin

Gattuso nuk e prish kontratën, edhe sezonin tjetër do drejtojë Napolin

13:52, 27/04/2020

Gennaro Gattuso duket se do të vijojë të jetë trajner i Napolit për të paktën edhe sezonin e ardhshëm, pasi vetë tekniku ka zgjedhur të mos ushtrojë opsionin për prishjen e kontratës në fund të sezonit.

Sipas marrëveshjes së bërë mes palëve, Gattuso mund të largohej nga Napoli, nëse do të njoftonte presidentin De Laurentiis deri më 15 prill, pasi në të kundërt do të mbetej në fuqi kontrata e nënshkruar, që ka kohëzgjatjen deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Tani e vetmja mënyrë që palët të mos vijojnë bashkë, është nëse De Laurentiis do të vendosë të shkarkojë teknikun, por momentalisht diçka e tillë duket e pamundur, pasi bosi napolitan duket i kënaqur me punën e Gattusos.

Për më tepër, edhe merkatoja që Napoli po bën për sezonin e ardhshëm, është e gjitha me miratimin e Gattusos, që sezonin e ri do të drejtojë një skuadër të ndërtuar nga ai vetë dhe do të provojë të arrijë objektiva madhorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco