Shulku: Hapi i parë është nisja e stërvitjeve, më pas do bisedojmë për kampionatin

Shulku: Hapi i parë është nisja e stërvitjeve, më pas do bisedojmë për kampionatin

11:04, 27/04/2020

Futbolli shqiptar kërkon zyrtarisht rifillimin e aktiviteteve, por nga ana tjetër, nuk ka një plan të mirëfilltë masash që duhen zbatuar sa i përket sigurisë ndaj infeksionit në ndeshje.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka deklaruar në “Ora News” se për momentin institucioni ka plan vetëm sa i përket hapit të parë, stërvitjes, edhe aty duke mos u ndalur në detaje e duke treguar distancimin social si të vetmin kriter.

“Ne kemi bërë një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Sportit për rifillimin e kampionatit. Hapi i parë që kemi kërkuar ishte hapja e seancave stërvitore. Ne mendojmë që në një fushë stërvitore prej 10 mijë metrash katror të stërviten 20 persona, pa patur kontakte fizike. Të vijnë dhe të ikin me makina personale. Hapi i dytë ishte fillimi i kampionatit, të ulemi me specialistët e ministrive. Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga to. Qeveria dhe kryeministri ka pasur punë më të mëdha se sporti”, ishin fjalët e Shulkut sa i përket asaj shkrese që është dërguar në institucionet shqiptare.

Sigurisht, ai është i ndërgjegjshëm se as që mund të diskutohet për kthimin e kampionatit me praninë e tifozëve.

“Nëse ulemi të bisedojmë me ministritë, asgjë nuk është e pamundur. Në këto momente kemi kërkuar të luajmë pa tifozë. Kjo mund të jetë shumë e arritshme. Duke marrë parasysh numrin e të infektuarve që ka Shqipëria me vendet të tjera, ne nuk po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme. Ne shpresojmë që pavarësisht vendimit të marrë nga qeveria, në lehtësirat e marra të përfshihet dhe futbolli.

Futbolli nuk është si bizneset e tjera, lokaleve dhe dyqaneve. Sporti do kohën e vet. Pavarësisht stërvitjes individuale të lojtarëve, do akoma më shumë punë”, deklaroi Shulku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco