Shitet fanella 33-vjeçare e Maradonës, të ardhurat për qytetin e Napolit

Shitet fanella 33-vjeçare e Maradonës, të ardhurat për qytetin e Napolit

23:14, 26/04/2020

Një fanellë 33-vjeçare e legjendës së gjallë argjentinase, Diego Armando Maradona, u shit në një ankand bamirësie për 55 mijë euro dhe këto para do të shkojnë për të ndihmuar qytetin e Napolit në luftën kundër Koronavirusit.

Maradona, ish-futbolli legjendar i Napolit, falënderoi Çiro Ferrarën, ish-shoku i skuadrës te Napoli, dhe Fabio Canavaron, që bënë të mundur arritjen e një shifre të tillë, e cila do të përdoret për një qëllim të mirë gjatë kësaj periudhe të vështirë për Italinë.

“Fituam një tjetër ndeshje për Napolin dhe napoletanët tanë të dashur. Ndoshta ishte ndeshja më e rëndësishme dhe e fituam të bashkuar, siç kemi bërë gjithmonë. Të falënderoj Çiro, që më dhe mundësinë të ndjej edhe një herë emocionin e të qenurit pjesë e këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm.

Më bëre të ndjej ulërimën e 80.000 tifozëve të San Paolos. Ndjeva të njëjtën kënaqësi dhe pasion. Jam i nderuar që kontribuova në këtë ndihmë për njerëzit tanë, në këtë periudhë të pashembullt”, u shpreh Maradona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco