Naingolan hap polemika: Nuk do të luaj kurrë me Juventusin

Naingolan hap polemika: Nuk do të luaj kurrë me Juventusin

20:12, 26/04/2020

Radja Naingolan ka deklaruar se nuk dëshiron të luajë kurrë për skuadrën e Juventusit, që sipas tij e fiton skudeton duke luajtur vetëm 5 ndeshje në vit.

Lojtari në pronësi të Interit, por i huazuar te Cagliari, u shpreh gjithashtu se më mirë të fitosh një kampionat me Romën sesa 10 me Juventusin, ndërsa shton se e di që njerëzit do të fillojnë të flasin keq për të pas kësaj deklarate.

“Nuk urrej askënd, por më ka bezdisur gjithmonë. Nuk kam shkuar kurrë te Juventusi, sepse nuk do të ndihesha vetvetja nëse do fitoja skudeton duke luajtur vetëm 5 ndeshje në vit. Nuk ke pse të zgjedhësh skuadrën që fiton gjithmonë. Të fitosh 10 kampionate në Torino është normale, por të fitosh 1 në Romë apo diku tjetër është më mirë për mua. Juventusit do t’i them gjithmonë jo. Njerëzit mendojnë se jam i inatosur me të dhe do të fillojnë koret kundër meje”, tha 31-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco