Mesfushori i Romës: Babai nuk donte të bëhesha futbollist, mora një shuplak kur...

Mesfushori i Romës: Babai nuk donte të bëhesha futbollist, mora një shuplak kur...

08:49, 26/04/2020

Qëndrimi në izolim për shkak të pandemisë së koronavirus, ka bërë që shumë futbollist të “hapin arkivat” dhe të flasin për të kaluarën.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe lojtari i Romës, Amadou Diawara, i cili në një intervistë për faqen zyrtare të Romës shpjegoi se si kishte qenë fëmijëria e tij.                 

Ai kujtoi se babai i tij nuk besonte se mund të bëhej futbollist i rëndësishëm, ndaj e pengonte që të ndiqte ëndrrën e tij.

“Mbaj mend që, kur isha fëmijë, babai im nuk donte që unë të luaja futboll dhe sa herë që shkoja më duhej të bëja dush para se të kthehesha në shtëpi. Herën e parë që thashë se doja të luaj futboll, mora një shuplakë që akoma mbaj mend mirë.”

Lojtari nga Guinea u shpreh se ishte motra ajo që e ndihmojë të realizonte ëndrrën:

 “Sira më bleu një palë këpucë dhe i fshehu në mënyrë që babai im të mos i shihte, sepse do t’ia jepte një djali tjetër. Prindërit e mi janë mësues dhe babai im gjithmonë më thoshte që, kur kthehej në shtëpi nga puna, shihte mijëra fëmijë duke luajtur dhe se vetëm një ose dy prej tyre do të siguronin jetesën nga futbolli.”

 Diawara vijon më tej se “në fund të fundit, unë nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në shkollë dhe të filloja studimet, por ndonjëherë i braktisja orët e mësimit për të luajtur. Thjesht e dija që më pëlqete shumë futbolli dhe se një nga ata fatlumët mund të isha unë. Gjithmonë besoja se mund t’ia dilja dhe se sekreti ishte puna. Kam sfiduar babanë tim dhe kam pasur sukses.”

Image

                        

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco