Zyrtari i Barcelonës që dha dorëheqjen del me akuza: Te Barcelona vidhen shifra të mëdha parash

Zyrtari i Barcelonës që dha dorëheqjen del me akuza: Te Barcelona vidhen shifra të mëdha parash

16:51, 10/04/2020

Tek Barcelona duket se nga momenti në moment do të shpërthejë një skandal i madh. Nisi me faqet e rreme, që hidhnin baltë mbi emra si Guardiola e Messi e më pas vazhdoi me një debat në distancë mes Messit dhe drejtorit sportiv, Erik Abidal. E gjithë kjo u pasua në një tension reciprok mes lojtarëve dhe pjesëtarëve breda klubit në lidhje me uljen e pagave për shkak të kriizës prej koronavirusit.

Ditën e sotme 6 anëtarë të bordit drejtues të klubit katalanas kanë paraqitur dorëheqjen dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja menjëherë pas përfundimit të pandemisë. Emili Ruzand prej kohësh është një person afër ambientit të klubit dhe pritet të hedhë kanditaturën për të marrë stafetën e Bartomeut si president i Barçës. Ai ka folur edhe në lidhje me largimin e 6 pjesëtarëve të stafit dhe është shprehur se te Barcelona vidhen miliona euro, megjithëse nuk ka publikuar emra.

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro… Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona”, deklaron Ruzand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco