VIDEO/ U shpall lojtari i muajt mars, ish-futbollistit të Barcelonës i dorëzohet çmimi me dron

VIDEO/ U shpall lojtari i muajt mars, ish-futbollistit të Barcelonës i dorëzohet çmimi me dron

16:29, 10/04/2020

Pas një sezoni të vështirë te Barcelona, Malcolm vendosi të largohej nga katalanasit dhe u transferua te Zenit Saint Petersburg në Rusi.

Mirëpo dhe te klubi i ri futbollisti brazilian nuk arriti të shkëlqejë, pasi ishte viktim e një dëmtimi që e la jashtë fushave të lojës për disa kohë.

Malcolm u rikthye në fushë në fillim të marsit dhe përpara se kampionati të pezullohej ai bëri disa ndeshje mjaft të bukura.

Performaca këto që i dhanë atij çmimin e lojtarit të muajt mars në Premier Leaguen ruse. Mirëpo, ajo që ra në sy ishte mënyra qesharake që sulmuesi e mori këtë trofe. Atij iu dorëzua çmimi me anë të një droni këtë e zbuloi skuadra e Zenit me anë të një postimi në faqen zyrtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco