Kritikat e shumta, reagon Solskjaer: Mos i sulmoni futbollistët!

Kritikat e shumta, reagon Solskjaer: Mos i sulmoni futbollistët!

09:16, 08/04/2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka mbrojtur komunitetin e futbollit, më saktë futbollistët, pasi këta të fundit po kritikohen se marrin miliona euro dhe nuk kontribuojnë në këtë situatë të vështirë pandemie. Solskjaer tha se kjo është e padrejtë dhe se futbollistët, gjithmonë kanë ndihmuar, si në kohë pandemie, si në ditë normale.

“Për mua, futbolli është një objektiv i lehtë për t’u sulmuar”, tha fillimisht Solskjaer për SkySport. “Është e padrejtë të sulmosh futbollistët, pasi ata bëjnë gjëra shumë të mëdha për komunitetin, si në kohë pandemie, si në ditë normale. Unë njoh shumë, shumë lojtarë, dhe janë disa nga njerëzit më pozitivë që njoh.

Po bëhen bisedime mes klubeve dhe lojtarëve, për të gjetur një gjuhë të përbashkët se si mund të kalohet kjo situatë. Nuk është e lehtë për asnjë. Të gjithë duam të ndihmojmë mjekët, komunitetet vullnetare që po punojnë në këtë situatë të vështirë. E rëndësishme është që çdo klub futbolli, të bëjë atë që është e drejtë”, përfundoi Solskjaer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco