Misioni i vështirë/ Juventusi kërkon të shesë 3 lojtarë për të transferuar Pogban

Misioni i vështirë/ Juventusi kërkon të shesë 3 lojtarë për të transferuar Pogban

12:23, 06/04/2020

Juventusi është i vendosur për ta rikthyer Paul Pogban.

“Corriere dello Sport” raporton së fundmi se Juventusi do t’i sakrifikojë tre futbollistë për të mbledhur fondet për blerjen e Pogbas.

Miralem Pjanic është i pari në listën e të larguarve, ndërsa rrugën e boshnjakut do ta ndjekin edhe Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi.

Nga shitja e këtyre tre futbollistëve, Juventusi pritet të fitojë rreth 140 milionë euro. Për të arritur transferimin e Pogbas, “Zonja e Vjetër” duhet të shpenzojë 85 milionë euro, ndërsa synimi mbetet për mesfushën edhe Housem Aouar.

Kampioni italian nuk do ta ketë fare të lehtë të nënshkruaj me francezin, pasi në garë mbetet fuqishëm edhe Real Madrid.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi të mundshëm mes francezit dhe Matthijs De Ligt, pasi Manchester United mbetet shumë e interesuar të nënshkruajë me holandezin

Kujtojmë që mesfushori francez iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2014 për 105 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco