Willian konfirmon largimin nga Chelsea: Tani mund të bisedoj me çdo skuadër

Willian konfirmon largimin nga Chelsea: Tani mund të bisedoj me çdo skuadër

09:23, 06/04/2020

Pas përfundimit të sezonit, Willian përfundimisht do të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi brazilian është pjesë e skuadrës londineze që nga viti 2013, por 31-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe palët nuk kanë gjetur marrëveshje për bashkëpunim të ri.

Ka qenë vetë braziliani që ka konfirmuar se do të largohet, pasi nuk i është ofruar kontratë 3-vjeçare që ai e kërkonte.

“Me Chelsean është mbyllur gjithçka. E gjithë bota e di që kontrata ime përfundon pas një muaji dhe rinovimi thuajse është i pamundur”

“Chelsea më ka propozuar kontratë 2-vjeçare, por unë kërkova tri dhe që nga ajo kohë drejtuesit më nuk më kanë kontaktuar”, tha braziliani.

 “Tani jam i lirë të bisedojë me çdo klub dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi braziliani.

Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Juventus e duan lojtarin jashtë kampionatit anglez, por qëllimi i tij është të mbetet në Premier League.

Arsenal, Tottenham Hotspur, Ëest Ham United dhe Neëcastle United janë skuadrat angleze që e duan lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco