Ish-futbollist i Barcelonës: Sezoni i La Ligës duhet të anulohet, ja si të veprohet...

Ish-futbollist i Barcelonës: Sezoni i La Ligës duhet të anulohet, ja si të veprohet...

08:34, 06/04/2020

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov jep mendimin e tij si të veprohet me La Ligën e cila është pezulluar momentalisht për shkak të koronavirusit.

Stoichkov thekson se ekipet duket të qëndrojnë ashtu siç janë momentalisht, ndërsa sezonin tjetër mos ketë rënie të skuadrave dhe kampionati të luhet me 22 ekipe.

Kampionët në fuqi Barcelona kishin një avantazh prej dy pikësh ndaj rivalëve të Real Madridit, ndërsa Cadiz dhe Real Zaragoza ishin në vendet e promovimit në Segunda Division.

“Nëse e shohim se si është situata, me ndeshjet që janë luajtur, do të ishte më e drejtë të përfundonte sezonin e La Ligës siç është tani”, tha Stoichkov për programin Cope Tiempo de Juego.

“Shumë ekipe mund të qëndrojnë. Mentoj që mos ketë  rënie nga kategoria dhe dy të parat nga Segunda mund të promovohen në La Liga dhe të kenë një kampionat me 22 ekipe. Për shkak se ata kanë bërë gjithashtu shumë punë për të fituar shumë ndeshje”, theksoi ish-portieri i Barçës.

La Liga është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të Covid-19, ku si pasojë e pandemisë kanë humbur jetën 12.640 persona në Spanjë dhe mbi 69.450 në nivel global.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco