Jose Mourniho ka plane të mëdha me Tottenhammin. Trajneri porugez ka bërë gati listën me emrat që do për sezonin e ardhshëm.
Përveç, James Rodrigues të Real Madrid ai u ka kërkuar drejtuesve që të sjellin në Angli dhe dy lojtarë të tjerë.
Sipas mediave britanike, tekniku Mourinho po tenton të sigurojë portierin e Lilës në kampionatin francez Mike Maignan, i cili ka bërë një sezon mbresëlënës në Francë duke e mbajtur portën të paprekur në 12 takime të kampionatit. Ndërsa, emri i dytë është mbrojtësi veteran Diego Godin.
Futbollisti uruguajan thuajse do të largohet nga Interi pas këtij sezoni duke parë konkurencën e fortë në mbrojtje me Milan Skriniarin dhe Stefan De Vrij.
Disa ditë më parë, u përfol se një kandidat për portën e Totenhami është dhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: